Kirurgu argjentinas: Kongresi Klinik në Kosovë i dobishëm për mjekët dhe pacientët

Kongresi i Dytë Klinik në Prishtinë ka sjell edhe kirurgë të rangut botëror të cilët për herë të parë kanë vizituar Kosovën, ndër ta është edhe kirurgu argjentinas, Alberto Ferreres.

Ferreres, i cili është edhe kryetar i departamentit të Kirurgjisë në Argjentinë, ka shpalosur përshtypjet e tij për popullin shqiptar.

Sa i takon Kongresit të Dytë Klinik për çka edhe ka ardhur në Kosovë, Ferreres u shpreh se mjekët e rinj kosovarë janë në kërkim të njohurive të reja.

“Më bën përshtypje veçanërisht miqësia, atmosfera e mirë, njerëzit janë vërtet shumë të këndshëm. Kjo është hera ime e parë në këtë anë të botës, kam pak njohuri për historinë dhe vuajtjet me luftën….Mund ta përmbledh përshtypjen time me vetëm dy fjalë, është super, njerëzit janë vërtet të mirë, mjekët e rinj dhe praktikantët e rinj janë vërtet në kërkim të njohurive të reja dhe kjo është njohuria që njerëzit nga jashtë mund t’i ofrojnë shoqërisë kirurgjikale kosovare”, u shpreh ai.


Alberto Ferreres si kirurg gastrointestinal, u shpreh se këto kongrese janë të dobishme jo vetëm për mjekët por edhe për vetë pacientët.

Sipas tij, Kongresi Klinik që po mbahet në Prishtinë, pjesë e të cilit janë edhe shumë ligjërues ndërkombëtar, po i jep mundësi Kosovës.

“Unë mendoj se kjo është me rëndësi të madhe dhe është e dobishme jo vetëm për mjekët, është e rëndësishme për pacientët, është e rëndësishme për shoqërinë në tërësi, duhet të kemi parasysh se kirurgjia si e gjithë mjekësia është një praktikë morale, dhe ne si mjekë, dhe në rastin tim, kirurgë,… morale presin me padurim të ofrojnë, dinjitet, mirëqenie për pacientët tanë dhe për shoqërinë në tërësi….05.17 Unë mendoj se njohuritë mjekësore dhe kirurgjikale nuk janë pronë e askujt. Është një e mirë që i takon shoqërisë, kështu që unë besoj në përhapjen, besoj në lidhje, dhe besoj në bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe besoj se ky takim, i dyti takim,  si dhe organizimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është një shembull që çon në tjetrin”, u shpreh ai.

Kirurgu argjentinas foli edhe për lidhjes që ka populli shqiptar me atë argjentinas ndër vite.

Kongresi i Dytë Klinik punimet e tij i ka nisur qysh dje. Gjatë këtyre dy ditëve janë shpalosur mbi 155 ligjërata nga mjekë të shumtë ndërkombëtar e shqiptar nga diaspora.

Video