Kirurgët testojnë transplantin e veshkave të derrit te njeriu

Kirurgët testojnë transplantin e veshkave të derrit te njeriu

Kirurgët amerikanë thonë se i kanë transplantuar me sukses një veshkë derri një pacienti, çka përbën një zbulim të madh nëse kihet parasysh mungesa e organeve nga donatorët.

Marrësi ishte i vdekur klinikisht, që do të thotë se ata tashmë ishin në mbështetje artificiale të jetës pa asnjë perspektivë për t’u shëruar.

Veshka erdhi nga një derr i modifikuar gjenetikisht, çka solli si rezultat që trupi i pacientit e njohu menjëherë organin pa e refuzuar atë.

Ekspertët thonë se ky është eksperimenti më i avancuar në këtë fushë deri më sot.


Teste të ngjashme janë bërë te primatët jonjerëzorë, por jo te njerëzit.

Megjithatë, përdorimi i derrave për transplantim nuk është një ide e re.

Valvulat e zemrës së derrit tashmë përdoren gjerësisht te njerëzit.

Gjatë operacionit dyorësh në qendrën mjekësore ”Langone Health” të Universitetit të Nju Jorkut, kirurgët lidhën veshkën e derrit dhurues me enët e gjakut të marrësit të vdekur klinikisht për të parë nëse do të funksiononte normalisht pasi të futej në ujë apo do të refuzohej.

Gjatë dy ditëve ata monitoruan nga afër veshkën duke kryer kontrolle dhe teste të shumta.

Lexo edhe

Video