Kirurgët ndërkombëtarë dhe vendorë nderojnë të rënët edhe në Gllogjan

Kirurgët ndërkombëtarë dhe të trevave shqiptare, pas vizitës në Prekaz, kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.

I pranishëm për pritjen e këtyre mjekëve ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ata kanë vazhduar vizitën edhe në kullën e Haradinajt, ku kanë diskutuar rreth projektit të këtij kolegji.

Kurse kryetari i këtij kolegji, Rifat Latifi ka falënderuar Haradinajn për mikpritjen që i ka bërë këtij kolegji.

Përndryshe, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës në Prishtinë kanë organizuar Kongresin e Parë Klinik, ku ishin më shumë se 800 pjesëmarrës. Gjatë tri ditëve të kongresit, në panele të ndryshme ligjëruan kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare.

Video