Kandidati i LVV-së për kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina, ka përmbyllur fushatën zgjedhore. Ai përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët e Drenasit për përkrahje gjatë fushatës zgjedhore.
Teksa ka ftuar të gjithë që të dalin të dielën dhe të votojnë, për siç tha ai, ndryshimin e nevojshëm për qytetin.
Ky është statusi i tij i plotë.
FALEMINDERIT DRENAS!
E përmbyllëm kampanjën zgjedhore në prani të një numri të madh prej jush.
Atmosfera impozante e krijuar në ditën përmbyllëse të fushatës, është treguesi i ndryshimit madhështor që po vjen në Komunën tonë.
Qytetarët e thanë fjalën edhe sonte, porse vulën e fitores do ta vendosin të dielen me 17 tetor, në kutitë e votimit.
Ju jam mirënjohes që u bashkuat në udhëtimin e përbashkët për ndryshimin e nevojshëm për qytetin tonë.
Ju bëj thirrje, që të dielen, të dilni që të gjithë, burra e gra, vajza e djem, të rinj e të moshuar, të na jepni besimin, që t’ia kthejmë jetën e gjallërinë Drenasit.
I juaji, për ju, Fejzi Kiqina.
#BASHKEQEVERISIM
#FejziKiqina144