Kiqina merr mbështetje nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kiqina merr mbështetje nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, ka marr mbështetje nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në Facebook, Kiqina ka thënë se kryetarin e Kuvendit e informoi për problemet e mëdha që i kanë, nga infrastruktura e shërbimet publike, e deri te shëndetësia e arsimi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot pata nderin ta pres në vizitë Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca. Kuvendi i Republikës, si institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, është vendi ku dëgjohet zëri i qytetarëve. Kuvendi i Republikës, i drejtuar nga Konjufca është adresë e sigurt e trajtimit të çështjeve komunale.


Kryetarin e Kuvendit e informova për problemet e mëdha që i kemi, nga infrastruktura e shërbimet publike, e deri te shëndetësia e arsimi. Si kryetar i Drenasit pas 17 tetorit, do të bashkëpunojmë ngushtë me Kuvendin e Republikës, përveç që me qeverinë.

#144

#FejziKiqina

#BashkëQeverisim

Lexo edhe

Video