Kiqina i LVV-së merr mbështetje nga hoxha Osman Musliu

Kiqina i LVV-së merr mbështetje nga hoxha Osman Musliu

Kandidati i LVV-së për kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina edhe sot ka vazhduar takimet me qytetarë e personalitete të ndryshme.

Ai ka pritur në takim hoxhën Osman Musliun, nga i cili ka marr mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një statusi në Facebook, Kiqina ka thënë se ndryshimi i mendësisë qeverisëse, llogaridhënia, puna e ndershme dhe trajtimi i barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, ishin disa nga çështjet që i diskutuan.

Ky është statusi i tij i plotë:

Patëm nderin që sot, në zyret tona të presim hoxhën e nderuar, Mulla Osmanin.


Ndryshimi i mendësisë qeverisëse, llogaridhënia, puna e ndershme dhe trajtimi i barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, ishin disa nga çështjet që i diskutuam.

Hoxha i nderuar na ofroi përkrahje në garën për të parin e komunës. Ne u zotuam se përkrahjen e tij dhe të çdo qytetari do t’ua kthejmë me punë të ndershme e me rezultate që e prekin në thelb jetën e çdo qytetari.

Ndryshimi është afër! Senzibilizimi e mobilizimi i qytetarëve është pakrahasueshëm!

Me 17 tetor, numrin 144

#Bashkëqeverisim!

Lexo edhe

Video