Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina ka takuar banorët e disa fshatrave të kësaj komune.
Mbështetja që mori nga banorët e bënë Kiqinen të jetë i sigurt për fitore.
Të bindur për fitore e të gatshëm për ndryshim, banorët e fshatrave Arllat, Vasilevë e Kishnarekë, na i hapen dyert e na dhanë krahë për fitoren e madhe të 17 tetorit. Me gjithë hallet e shumta, pritja ishte e jashtëzakonshme! Në të gjitha takimet ishte i pranishëm deputeti Enver Dugolli, ndërsa në Kishnarekë mori pjesë edhe zv.Ministër, Hysen Durmishi.
Duke dëgjuar problemet dhe kërkesat e qytetarëve tanë, e që janë të shumta, ne ofruam zgjidhjet tona, gjithnjë duke iu përmbajtur programit tonë qeverisës.
Ne zotohemi që projektet e premtuara dhe planin tonë qeverisës do ta shtyejmë përpara. Do të punojmë fuqishëm që këtyre fshatrave dhe gjithë Drenasit të ia kthejmë dinjitetin!
Bashkëqeverisim
144