Kiqina fton qytetarët të dalin në votim

Kiqina fton qytetarët të dalin në votim

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina ka votuar në fshatin e tij të lindjes prej ku edhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejt vote, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, pasi përmes votës, ata do të përcaktojnë se çfarë qeverisje do të kenë në 4 vitet e ardhshme.


“Sot, në ditën e zgjedhjeve lokale, së bashku me babain tim, Rrahmanin dhe bashkëshorten time, Fidaijen, votuam në qendrën e votimit 0308E në ShFMU “Migjeni” në Baicë. Njëkohësisht, ju bëj thirrje të gjithëve që kanë të drejtë vote, shfrytëzojeni të drejtën tuaj, votoni! Sepse përmes votës, ju do të përcaktoni se çfarë qeverisje do të keni në 4 vitet e ardhshme! Uroj që procesi të shkoj mirë, dhe dalshim faqebardhë”, ka shkraur ai në Facebook.

Lexo edhe

Video