Kinë, Policia shtyp protestat kundër masave Covid-19

Kinë, Policia shtyp protestat kundër masave Covid-19

Protestat e Kinës kundër kufizimeve të Covid-19 që kanë shpërthyer gjatë fundjavës duket se ranë, pasi autoritetet filluan shtrëngimet.

Një prani e madhe e policisë u raportua në disa qytete dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Kanë dalë raporte për njerëz që janë marrë në pyetje dhe telefonat e tyre janë kontrolluar.


Protestat e fundjavës së kaluar ishin rritur pasi një zjarr në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën perëndimore, vrau 10 persona të enjten. Besohet se banorët nuk mund t’i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid, por autoritetet lokale e kundërshtuan këtë.

Si rezultat, mijëra dolën në rrugë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e bllokimeve të Covid. Por, të hënën, protestat e planifikuara në Pekin nuk ndodhën. Në Shangai, barriera të mëdha u ngritën përgjatë rrugës kryesore të protestës dhe policia bëri disa arrestime.

Të martën në mëngjes, policia shihej në të dy qytetet duke patrulluar zonat, ku disa grupe në Telegram kishin sugjeruar që njerëzit të mblidheshin përsëri.

Lexo edhe

Video