Kina miraton Sinovac për grupmoshën 3-17 vjeç

Kina miraton Sinovac për grupmoshën 3-17 vjeç

​Kina miratoi përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 Sinovac edhe për fëmijët dhe adoleshentët në grupmoshën tre deri 17 vjeç, ndërsa deri më tani ishte e autorizuar vetëm për grupmoshëm mbi 18 vjeç, deklaroi presidenti i prodhuesit Sinovac Biotech, Yin Weidong, në televizionin shtetëror kinez CCTV.


Ai shtoi se rezultatet paraprake të eksperimentit kanë treguar efikasitet të mirë te të miturit dhe kanë zvogëluar rrezikun e efekteve anësore, raporton ATSh.

Yin shtoi se autoritetet shëndetësore kineze do të vendosin kur të fillojnë administrimin e të miturve, bazuar në strategjitë e vaksinimit.

Lexo edhe

Video