Kili e do futbollin: Foshnja e parë më 2022 quhet Griezmann Mbappe

Kili e do futbollin: Foshnja e parë më 2022 quhet Griezmann Mbappe

Një lajm interesant na vjen nga Kili. Një vend ku bëhet tradicionalisht historia e foshnjës së parë të lindur çdo vit. Këtë herë ka ndodhur në rajonin Atacama.

Sipas “Las Ultimas Noticias”, prindërit e vogëlushes së porsalindur Teodora Pacaje dhe Hector Chamby janë tifozë të mëdhenj të futbollit. Nëna zgjodhi emrin Griezmann për djalin e saj, dhe babai zgjodhi emrin Mbappe. Kështu fëmija i parë i lindur këtë vit quhet Griezmann Mbappe.

Ajo që është më shumë interesante është se Griezmann Mbappe ka edhe një vëlla trevjeçar, Modriq, me emrin e futbollistit kroat.


Prindërit e foshnjës me një emër interesant janë bolivianë të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Kili.

“Ne jemi njerëz modestë që e duam futbollin. Si fëmijë shkoja në akademinë e futbollit, por nuk mund të vazhdoja. Tani luaj për një klub lokal dhe kemi një ligë speciale për bolivianët në Kili. Unë jam sulmues dhe e fituam titullin tre vjet më parë”, ka përfunduar babai i Griezmann Mbappe dhe Modriq.

Emri i plotë i foshnjës është Griezmann Mbappe Chambi Pacaje.

Lexo edhe

Video