Kica-Xhelili: U largova nga Lista Guxo sepse nuk kishte reforma në drejtësi

Kica-Xhelili: U largova nga Lista Guxo sepse nuk kishte reforma në drejtësi

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili e cila së fundi ka kaluar nga grupi parlamentar i e Listës Guxo në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se koalicioni qeverisës nuk ka bërë reforma në drejtësi, ndërsa, ato që i ka nisur janë në forma eksperimentale.

Ajo tha se ka hyrë në politikë për reforma në drejtësi dhe për këtë kanë dallime të mëdha me koalicionin.


“E lash koalicionin sepse nuk kishte reforma në drejtësi. Nuk jam më në atë grup parlamentar për shkak se nuk ka reforma në drejtësi”, tha ajo në Klan Kosova.

Kica-Xhelili shtoi se reformat në drejtësi nuk janë çështje që duhet t’i qasemi në formën eksperimentale.

Ajo përmendi ligjin e Byors që është kundër rekomandimeve të Komisionit të Venecias, është votuar në Kuvend. Ajo përmendi edhe çështje tjera lidhur me këtë ligj për të cilin tha se i ka shprehur pakënaqësitë e saj te kryeministri dhe ministrja e drejtësisë, por që nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.