Khelaifi në prezantimin e Messit: Kjo është ditë historike për futbollin botëror

Khelaifi në prezantimin e Messit: Kjo është ditë historike për futbollin botëror

Presidenti i PSG-së Nase El Khelaifi e ka shoqëruar Leso Messin në konferencën për shtyp pasi ai u zyrtarizuar si lojtari më i ri i PSG-së duke ardhur nga Barcelona.

Ai e ka cilësuar këtë rast si moment historik për klubin dhe të gjithë botën e futbollit.


“Është një ditë fantastike për ne si klub dhe për të gjithë botën e futbollit. Para 10 vitesh njerëzit thonin se çfarë do të bëjnë këta njerëz këtu dhe ja ku jemi duke bërë maksimumin për të mirën e klubit.”, tha fillimisht presidenti i PSG-së.

“Ne duam ta felenderojmë Messin për besimin në skuadrën tonë. Unë jam shumë krenar me ju Messi. Drejtuesit e klubit po ashtu dua t’i falenderoj sepse po bëjnë një punë kaq të madhe për klubin.”

“Po ashtu dua t’i falenderoj sponzorët tanë sepse pa ndihmën e tyre nuk do të ishim sot në këtë moment historik. Ky që është afër meje ka fituar shumë trofe dhe nuk duhet të harrojmë që është më i miri i botës.”, tha në fund Khelaifi.

Lexo edhe

Video