KFOR largohet nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit: Gjendja është stabilizuar
Lexohet për: 1 min.
kfor
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës.

KFOR thekson se ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

NATO-ja e kishte shtuar praninë në veri pas tensionimit të situatës në muajin maj të vitit të kaluar.

Në atë kohë si pasojë e sulmit nga ana e banorëve serbë u patën lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Po ashtu NATO e shtoi numrin e ushtarëve pas sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024