KFOR: Kërkojmë nga protestuesit të shmangin veprimet e dhunshme
Siguri
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje nga Kompania Italiane, kanë qëndruar në Leposaviq, gjatë gjithë javës, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët atje.

Komanda Rajonale-Lindje ka kërkuar nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme.

“Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR), Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), nga Kompania Italiane e bashkangjitur në 2-151 Inf. Bn., Ekipi Luftarak i Brigadës 76 të Këmbësorisë, qëndron gati në objektin e Komunës së Leposaviqit të premten, 3 qershor 2023. Ushtarët e RC-E kanë ofruar siguri në Leposaviq gjatë gjithë javës për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës. RC-E njeh të drejtën për protesta paqësore dhe mbështet dialogun konstruktiv. Kërkojmë nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme. Komanda Rajonale-Lindje, si pjesë e KFOR-it, është e përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve të Kosovës sipas mandatit të KS të OKB-së 1244 të vitit 1999”, thuhet në reagimin e kësaj komande, ku janë publikuar edhe disa fotografi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024