KFOR: Jemi të përkushtuar për zbatimin e mandatit, sigurinë dhe lëvizjen e lirë

KFOR: Jemi të përkushtuar për zbatimin e mandatit, sigurinë dhe lëvizjen e lirë

Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, të njohura si KFOR janë të fokusuar në zbatimin e mandatit të tyre, ku përfshihet edhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Kështu thuhet në një përgjigje përfaqësuesve për media në KFOR. Ata kanë thënë për KosovaPress, KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore.


“KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt, dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Përndryshe, në media u raportua se sot pasdite KFOR do të intervenojë në veri.

Lexo edhe

Video