KFOR-i nderon heronjtë e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore

KFOR-i nderon heronjtë e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore

Ushtarët austriakë, hungarezë dhe polakë kanë përkujtuar së bashku 208 heronjtë e rënë që prehen në varrezat ushtarake të Pejës gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ceremonia u kryesua nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, thuhet në një njoftim të KFOR-it në Facebook.


“Ne jemi sot këtu dhe kujtojmë ata tregojnë se sakrifica e tyre nuk ishte e pakuptimtë. Ne nuk i njohim të gjithë, por ua kemi borxh të gjithëve,” tha Kajari.

Në fund të ceremonisë, komandanti i KFOR-it, zëvendësi i tij dhe personalitete të tri vendeve pjesëmarrëse, vendosën kurora lulesh në memorialin e luftës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.