KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje

Edhe zyrtarisht në pikën kufitare në Jarinje janë larguar trupat e KFOR-it të cilët qëndruan dy javë aty si rezultat i zhvillimeve që ndodhen me masën e reciprocitetit për targat. Se trupat e KFOR-it janë larguar nga aty tashmë e ka konfirmuar edhe burimet e KosovaPress .

Javë më parë, për 13 ditë ishte tensionuar situata dhe rrugët në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

Shtensionimi i situatës erdhi pas një marrëveshje që mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e cila kishte tri pika.


Të dyja palët ranë dakord për pikat e mëposhtme:

1. Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugëve, duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se në ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes.

2. Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3. Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.