KFOR: Ushtarët e lënduar italianë kthehen në shtëpi

KFOR: Ushtarët e lënduar italianë kthehen në shtëpi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se 15 ushtarë italianë të lënduar nga protestuesit në veri, janë kthyer në Itali për trajtim mjekësor.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar ushtarët italianë në Aeroportin e Prishtinës, për t’i uruar edhe një herë shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Sot, 15 nga 19 trupat janë kthyer në Itali dhe janë transferuar në spitalin ushtarak italian ‘Celio’ për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Të tjerët do të shërohen në infermierinë mjekësore të KFOR-it në Shtabin e KFOR-it dhe janë planifikuar që së shpejti të kthehen në detyrat e tyre”, është bërë e ditur nga KFOR.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.


Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Lexo edhe

Video