KFF Mitrovica ankohet në FFK

KFF Mitrovica ankohet në FFK

Pas dy muajve e gjysmë nga pezullimi i të gjitha aktivitetve sportive, me vendimin e marrë nga ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me FFK do të rikthehet Superliga.

Ndërkaq, fati i Superligës së Kosovës për femra ende nuk dihet, ngase nuk është marr asnjë vendim nga FFK.

Pikërisht për-mos vendim të marr, skuadra kosovare për femra, KFF Mitrovica ka reaguar drejt FFK-së.


Në reagimin e bërë nga klubi i Mitrovicës janë ndarë në disa pika:

1.Përse vetëm Ipko Superliga lejohet t’i mbajë stërvitjet?


2.Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimi i kampionatit?

3.Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimin i ndeshjeve të Kupës?

4.Përse vetëm Ipko Superliga i ndahen mjetet financiare siç ka ndodhur këto ditë?, shkruhet në pika letrën e KFF Mitrovica.

Klubi nga Mitrovica ka reaguar edhe me herët në zyret e FFK-së, për rifillimin e të gjitha garave ku edhe virusi është duke shkuar drejtë fundit.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: