KF Prishtina e Re kritikon arbitrat: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KF Prishtina e Re kritikon arbitrat: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi
Prishtina e Re
19/03/2026 - 10:10
Linku u kopjua

Klubi futbollisitik Prishtina e Re, përmes një komunikatë zyrtare ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj referimit në ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pretenduar se është dëmtuar në disa raste që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

Sipas klubit, deri më tani janë tri ndeshje ku gjykimet e arbitrave kanë qenë vendimtare. Rasti i parë është ai në përballjen ndaj Drenicës ne xhiron e tretë, ku sipas tyre u anulua një gol i rregullt për një faull të paqenë. Një tjetër rast ndodhi në ndeshjen kundër Ferizaj, në xhiron e 20, ku u anulua goli i dytë për një pozitë jashtë loje që klubi e cilëson si të gabuar.

Reagimi i fundit lidhet me ndeshjen ndaj Ballkanit, ku Prishtina e Re pretendon se në minutën e 70-të nuk iu akordua një penallti e pastër pas ndërhyrjes ndaj lojtarit Rudaj. Sipas komunikatës, edhe pamjet televizive e vërtetojnë qartë shkeljen, por arbitri vendosi të mos e sinjalizojë.

“Është e vërtetë se jemi në pozitë të vështirë, por gara është ende e hapur për mbijetesë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë e as favore, por kur kemi të drejtë, mos na dëmtoni. Nuk ua kemi borxh” - thuhet në reagimin e klubit.

Ndërkohë, Prishtina e Re thekson se kjo është hera e parë që reagon publikisht, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm nga gjyqtarët, pavarësisht pozitës së ekipeve në tabelë.

Në fund, klubi apelon për referim të drejtë dhe të paanshëm, duke nënvizuar se futbolli duhet të vendoset nga loja në fushë dhe jo nga vendimet e diskutueshme të arbitrave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026