Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Këto vende në Prishtinë do të mbesin sot pa ujë

Këto vende në Prishtinë do të mbesin sot pa ujë

Graçanica, Hajvalia, Matiqani (konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e  Lagjes së  Muhaxhirëve në Prishtinë sot do të mbetën pa ujë.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se mungesa e ujit në këto vende duke filluar nga ora 08:00 e deir në ora 20:00 vie si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin e ujit që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Komunikata e plotë:

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 29 gusht 2020 e shtunë,  KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga  çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.


Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë  në bashkëpunim me operatorin ekonomik.

Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e  Lagjes së  Muhaxhirëve në Prishtinë.

Për shkak që,  ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike.

Lexo edhe

Video

error: