Këto tri lagje të Prishtinës pa ujë

Këto tri lagje të Prishtinës pa ujë

Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit janë tri lagjet e Prishtinës që nesër do të mbeten pa ujë. Kjo për shkak të disa punimeve që do të bëhen në gypin në magjistralen Badoc-Prishtinë.


Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A ka njoftuar se punimet do të fillojnë në ora 10:00-18:00. 

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 19 dhjetor 2021, do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor  2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta   për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës. Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video