Këto kritere duhet t’i përmbushin farmacistët për pagesën shtesë nga Qeveria

Këto kritere duhet t’i përmbushin farmacistët për pagesën shtesë nga Qeveria

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave dhe Transfereve ka publikuar planin operacional për realizimin e pagesës shtesë në vlerë prej 100 euro për farmacistët nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pagesë vlen për pagat e muajit mars dhe prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës prill dhe maj, thuhet në njoftim.


Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret si në vijim:

  • Secili i punësuar, në mënyrë që të përfitojë nga kjo pikë, duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat e licencuara në Republikën e Kosovës;
  • Punëdhënësi (pronari i barnatores) duhet të dërgoj listën e të punësuarve (duke cekur edhe pozitën) të cilët kanë punuar gjatë muajve Mars dhe Prill në veprimtaritë si barnatore, tek MEPTINIS (Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike) së bashku me të dhënat e llogarisë bankare të secilit të punësuar dhe dëshmitë e deklarimit në ATK të këtyre të punësuarve për muajin Shkurt.

ATK ruan të drejtën për të kryer verifikime para ose pas (ex ante /ex post) ngjarjes lidhur me plotësimin e kushteve të Vendimit. Në çfarëdo rasti apo në çfarëdo kohe që konstatohet se punëdhënësi ka përfshirë në listë përfitues që nuk plotësojnë kriteret e vendimit, ATK do ta inicojë rastin e përfitimit të pabazuar në organet kompetente të rendit, sipas legjislacionit në fuqi.

Lexo edhe

error: