Këto janë votat me postë që morën kandidatët për kryetar të Dragashit dhe Drenasit

Këto janë votat me postë që morën kandidatët për kryetar të Dragashit dhe Drenasit

Dragashi dhe Drenasi do të jenë pjesë e balotazhit për kryetar të komunave më 14 nëntor.

Në këto dy komuna sipas të dhënave preliminare të KQZ-së asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

Ndërkohë janë numëruar edhe votat e dërguara me postë nga diaspora për këto dy komuna.


Në Dragash më së shumti vota ka marrë Bexhet Xheladini nga LDK 359, pasuar nga Adnan Redzeplar VAKAT 157 dhe Shaban Shabani PDK 77.

Në këtë komunë në balotazh shkojnë Xheladini dhe Shabani, të cilët në raundin e parë morën 34.76 për qind, përkatësisht 33.69 për qind të votave.

Ndërsa në Drenas Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39 vota, derisa kryetari aktual, njëherësh kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci ka marrë 36 vota, pasuar nga Xhavit Drenori nga GPD me 21 dhe Driton Ajazi me katër vota.

Ramiz Lladrovci i PDK-së do të jetë në balotazh me Driton Ajazin, pasi në raundin  e parë morën 45.62 për qind, përkatësisht 30.74 për qind të votave të qytetarëve.

Lexo edhe

Video

error: