Këto janë transferimet e kompletuara në Bundesligën gjermane

Këto janë transferimet e kompletuara në Bundesligën gjermane

Si të gjitha ligat e tjera evropiane, edhe Bundesliga gjermane ka arritur që të kompletojë disa transferime interesante në këtë afat kalimtar veror.

Bayerni ka vazhduar blerjet nga Bundesliga, përkatësisht kësaj radhe ka marrë trajnerin e RB Leipzig, por edhe mbrojtësin dhe mesfushorin më të mirë, përcjell KosovaPress.

Gjiganti bavarez transferoi Dayot Upamecano dhe Marcel Sabitzer, dhe si trajner e emëroi Julian Nagelsmann, të gjithë këta emra nga skuadra e RB Leipzigut.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi arrit të kompletojë transferimet e  sulmuesit Donyell Malen dhe portierit Gregor Kobel.

Skuadra e RB Leipzig nga profitet e bëra nga shitja e Upamecanos, Konates dhe Sabitzer arriti të sjellë lojtarë të ri si Andre Silva, Angelino e Ilai Moriba.

Transferimet e kompletuara të skuadrave gjermane gjatë këtij afati kalimtar veror:

Bayern Munich (58 milionë euro të shpenzuara)


Transferimet: Dayot Upamecano (RB Leipzig), Marcel Sabitzer (RB Leipzig), Omar Richards (Reading), Sven Ulreich (Hamburger SV)

RB Leipzig (108 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Andre Silva (RB Leipzig), Josko Gvardiol (Dinamo Zagreb), Angelino (Manchester City), Ilaix Moriba (Barcelona), Mohamed Simakan (Strasbourg), Benjamin Henrichs (Monaco), Caden Clark (Red Bull), Brian Brobbey (Ajax)

Borussia Dortmund (45 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Donyell Malen (PSV), Gregor Kobel (VfB Stuttgart), Soumaila Coulibaly (PSG), Abdoulaye Kamara (PSG), Marin Pongracic (VfL Wolfsburg)

Bayer Leverkusen (53 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Odilon Kossounou (Club Brugge), Amine Adli (Toulouse), Mitchel Bakker (PSG), Rovert Andrich (Union Berlin), Piero Hincapie (CA Talleres), Zidan Sertdemir (Nordsjaell)

Lexo edhe

Video

error: