Këto janë të rejat e fundit mbi gjendjen e De Bruyne dhe Hazard

Këto janë të rejat e fundit mbi gjendjen e De Bruyne dhe Hazard

Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard ende nuk janë duke u stërvitur me skuadrën e Belgjikës dhe kjo sygjeron se mund të mungojnë në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 kundër Italisë.

Të dy yjet e Belgjikës çaluan gjatë fitores 1-0 kundër Portugalisë dhe u zëvendësuan.

Trajneri Roberto Martinez tha se ishte 50 -50 mbi atë nëse ndonjëri nga këta lojtarë do të shërohej në kohë për ndeshjen e Italisë, përcjellë KosovaPress.


Sipas raporteve të fundit, Hazard dhe De Bruyne nuk janë parë fare në seancën stërvitore të kësaj pasdite.

Ata po punojnë në ambiente të mbyllura, në palestër ose duke kaluar nëpër seanca fizioterapie.

De Bruyne pësoi një goditje të rëndë në kyçin e këmbës, ndërsa Hazard ndjeu një dridhje të muskujve dhe kërkoi të largohej nga fusha.

Është e mundur që ata do të jenë në stol, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që ata të konsiderohen të gatshëm për të filluar nga minuta e parë në ndeshjen që është pak më shumë se 48 orë larg.

Lexo edhe

Video