Këto janë rezultatet e sportistëve kosovarë në ditën e parë të Lojërave Mesdhetare

Këto janë rezultatet e sportistëve kosovarë në ditën e parë të Lojërave Mesdhetare

Ka përfunduar dita e parë e garave në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku gjashtë sportistë kosovarë garuan në sporte të ndryshme. Dita e parë kaloi pa ndonjë medalje të fituar për ekipin tonë.

Karate

Albulena Gërvalla zuri vendin e pestë në kategorinë -55 kg. Karateistja jonë e kaloi rrethin e parë pa luftë, në të dytën shënoi fitore, ndërsa në zonën e medaljeve, pësoi dy humbje, njërën në gjysmëfinale, ndërsa tjetrën në repesazh.

Elhami Shabani pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni olimpik, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.

Adelina Rama u mund në rrethin e parë nga qipriotja, Anthi Stylianou, kategoria -61 kg.

Boks


Shpetim Bajoku shënoi fitore në rrethin e parë të kategorisë -63 kg. Ai mundi tunizianin Abdesalem Sassi, me vendim unanim të gjyqtarëve. Bajoku u kualifikua në çerekfinale dhe është një fitore larg medaljes.

Patriot Behrami u mund në rrethin e parë të kategorisë -69 kg. Ai pësoi humbje nga marokeni Hamza El Barbari, pasi trajneri Besim Brahimi dorëzoi meçin.  Sipas trajnerit, Patriotit iu shfaq një lëndim në raundin e tretë.

Gjimnastikë

Valëza Rama ka garuar sot në disiplinat akrobaci dhe kapërcime të garave të gjimnastikës artistike.

Valëza nuk kishte fat, ngase pësoi një lëndim që e detyroi të mos vazhdojë tutje garimin.

Badminton

Rinor Gllarevës i është shtyrë gara e cila ishte paraparë të mbahej sot. Ai garon të martën.

Lexo edhe

Video