Këto janë ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë

Këto janë ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë do të rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes skuadrës së Laçit dhe Egnatias, ku nikoqirët do të synojnë që të regjistrojnë fitoren e parë në këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, tre pikët e para në sezonin e ri do t’i kërkojë edhe skuadra e Kastriotit, e cila e pret në shtëpi Skënderbeun.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e Superligës së Shqipërisë e kryeson Tirana me gjithsej tetë pikë, aq sa ka edhe Teuta në vendin e dytë, ndërsa Top 4 e mbyllin Kukësi me shtatë pikë dhe Vllaznia me gjashtë sosh.


Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet Skënderbeu me tre pikë, Laçi me dy sosh dhe Kastrioti me vetëm një pikë të arkëtuar.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:45 Kastrioti – Skënderbeu (Stadiumi i Kastriotit)

13:45 Laçi – Egnatia (Stadiumi i Laçit)

Lexo edhe

Video

error: