Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante, ndër to edhe derbi mes Tiranës dhe skuadrës së Laçit.
Ndeshjet e sotme janë të vlefshme për xhiron e 22, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Egnatias dhe Kastriotit, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, me fillim nga ora 16:45 do të fillojnë dy ndeshje tejet interesante, ku Tirana pret në shtëpi Laçin dhe Teuta është mysafire e Kukësit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:45 Egnatia – Kastrioti
16:45 Tirana – Laçi
16:45 Kukësi – Teuta