Këto janë masat e reja anti-COVID-19 (Dokument)

Këto janë masat e reja anti-COVID-19 (Dokument)

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.

Qeveria thekson se masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim që nga sot të ndalohet hyrja në institucione publike pa maskë, si dhe bartja e tyre në brenda hapësirave të përbashkëta. Kurse prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe ahengjet familjare të bëhet vetëm nëse dëshmohet për certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose testin për negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Ja masat e reja:


Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: