Këto janë kërkesat e Xavit te Barcelona

Këto janë kërkesat e Xavit te Barcelona

Tanimë është bërë e ditur që Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, pasi që kjo e fundit pranoi të paguajë dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh drejt Al-Sadd për prishjen e kontratës së Xavit me skuadrën nga Katari.

Trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan do të lirojë postin e tij për Xavin, ku ky i fundit e zëvendëson trajnerin e shkarkuar Ronald Koeman, përcjell KosovaPress.


Raportohet se në kuadër që të pranojë rikthimin te Barça, Xavi ka kërkuar tre gjëra specifike, si ndërrimin e stafit mjekësorë, emërimin e stafit teknik me njerëz të besueshëm dhe një sulmues anësorë për ta zëvendësuar të lënduarin Ousmane Dembele, ku preferenca e tij është Raheem Sterling i Manchester Cityt.

Po ashtu, Barcelonës do t’i duhet të zëvendësoj sulmuesin Sergio Aguero, pasi që ky i fundit ka probleme me zemër dhe nuk dihet ende data e rikthimit të tij.

Emrat më të përfolur për zëvendësuesin e Agueros janë Alexandre Lacazette i Arsenalit, Edinson Cavani i Manchester United dhe Karim Adeyemi i RB Salzburg.

Lexo edhe

Video