Këto janë asetet që do të shiten nga AKP-ja

Këto janë asetet që do të shiten nga AKP-ja

Njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP-së në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-034 për Privatizim mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ofertat e mbyllura për njësitë në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hotel Grand” në Prishtinë, më 25 mars 2020, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 (sipas kohës lokale të Evropës Qendrore), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull.
Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim. Të gjitha njësitë e radhitura këtu ofrohen për shitje mbi bazën “siç është” dhe “ku është” dhe do të shiten në përputhje me termet ligjore dhe kushtet e shitjes.

Veçanërisht dhe pa ndryshuar kushtet e tilla, AKP nuk jep garanci, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, sa i përket gjendjes apo përshkrimit të njësive që shiten ose përshtatshmërisë së tyre për ndonjë përdorim apo qëllim. Verifikimi i përshkrimit dhe gjendjes së të gjithë njësive të listuara këtu është përgjegjësi e ofertuesit.


Lexo edhe

Video