Këto ishin fjalët e Mancinit drejtuar lojtarëve para finales ndaj Anglisë

Këto ishin fjalët e Mancinit drejtuar lojtarëve para finales ndaj Anglisë

Italia është shpallur kampione e Evropës në futboll pasi në finalen e këtij kompeticioni e ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Trajneri Roberto Mancini mbajti një fjalim të shkurtër para lojtarëve para se ata të zbarkonin ë fushë për t’u ballafaquar me kundërshtarin e tyre, përcjellë KosovaPress.

Madje, Mancini gjeti kohë edhe për një shaka të shkurtër në mënyrë që ta largonte presionin nga lojtarët.

Derisa po zbulonte emrat e formacionit startues, Mancio përmendi edhe emrin e Spinazzolas i cili ishte i lënduar.

“Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina …”, tha Mancini.


Por emri i mbrojtësit të Romës u fshi pas disa të qeshurave, dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Chelseat Emerson Palmieri.

“Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”, vazhdoi Mancini.

Pasi emëroi formacionin startues, fjalimi i trajnerit para lojërave ishte i shkurtër dhe konciz.

“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ju e dini se kush jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht, Ne jemi zotërit e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”, tha Mancini në adresimin e tij pak para fillimit të ndeshjes.

.

Lexo edhe

Video

error: