Këto dy skuadra kosovare prite të testohen sot për Covid-19

Këto dy skuadra kosovare prite të testohen sot për Covid-19

Gjatë ditës së djeshme ka filluar edhe zyrtarisht testimi i futbollistëve të Superligës për pandeminë e koronavirusit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë do të testohen të gjitha klubet e Superligë.

Gjatë ditës së djeshme testimet i ka kryer klubi i Gjilanit ku të gjithë lojtarët përfshirë edhe stafin e skuadrës kanë rezultuar negativ.


FC Drita dhe FC Llapi do të jenë dy klubet e radhës që do t’i nënshtrohen këtyre testeve, ndërkohë që klubet tjera janë në përpilim të listës dhe të pritjes për t’i kryer ato.

Testet për futbollistët, stafin teknik dhe personelin e klubeve do të bëhen edhe në javën e ardhshme, derisa do të përfundojë përpara se të nisin ndeshjet e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës./KosovaPress/

 

Lexo edhe

Video