Këta lojtarë rrezikojnë suspendimin te Chelsea nëse ndëshkohen sot ndaj Realit
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Chelseat, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Kampioni aktual evropian synon fitoren sot si vendas, në mënyrë që të evitojë çdo befasi të mundshme nga Chelsea, raporton KosovaPress.

Mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Realin nuk do të paraqitet Ferland Mendy, ndërsa te Chelsea mungojnë Aubameyang, Broja, Madueke, Chukwuemeka dhe Badiashile.

Ndërkaq, Reali nuk do të brengoset për suspendime të lojtarëve për ndeshjen e kthimit, nëse ndonjëri nga skuadra madrilene ndëshkohet me karton të verdhë sot.

Por, situatë e njëjtë nuk është edhe te skuadra e Chelseat, pasi që nëse Kepa, Thiago Silva, Fernandez, Gallagher, James, Koulibaly dhe Mudryk ndëshkohen me të verdhë, atëherë do të mungonin në ndeshjen e kthimit që do ta zhvillonin në “Stamford Bridge”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024