Këta dy lojtarë ishin arsyet e përplasjes së Maldinit me pronarin e Milanit
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po largohen nga Milani pas tensioneve me pronarin Gerry Cardinale dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen e klubit.

Massara dhe Maldini u takuan me Cardinale të hënën, por sipas disa raporteve, takimi nuk zgjati shumë, madje rreth 30 minuta.

Mediat italiane pretendojnë se Maldini dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë u shkarkuan për shkak të mosmarrëveshjeve me Cardinale për të ardhmen e klubit.

Maldini kërkoi më shumë investime nga pronarët e klubeve, ndërsa Cardinale thuhet se ishte i pakënaqur me nënshkrimet e verës të kompletuara nga dyshja, veçanërisht Charles De Ketelaere dhe Divock Origi, përcjellë KosovaPress.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, Maldini donte të nënshkruante me disa lojtarë me përvojë gjatë verës, nga Marko Arnautovic te Domenico Berardi, por vizioni i RedBird është më i orientuar drejt lojtarëve të rinj që mund të lulëzojnë në klub.

Cardinale është gjithashtu i pakënaqur me rezultatet e skuadrës në Serie A. Kuqezinjtë u renditën në vendin e katër, por vetëm falë dënimit prej 10 pikësh të Juventusit .

Milani nuk pritet të zëvendësojë Maldinin dhe Massara dhe duhet të promovojë shefin e skautit Geoffrey Moncada, duke punuar së bashku me CEO-n e ri Giorgio Furlani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024