Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës u mbyll me dy ndeshjet e sotme, ku kishim rezultate interesante.
Skuadra e Prishtinës nuk po arrin ta gjen këndelljen, ku edhe sot lëshoi pikë ndaj Dukagjinit, pasi barazoi 2:2 në “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.
Prishtina nuk din për fitore në katër ndeshjet e fundit, ku ka bilanc prej tre barazimeve dhe një humbjeje, ndërsa tani renditet në vendin e katërt me 10 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, skuadra e Dritës shënoi fitore sot duke e mposhtur Feronikelin ’74 me shifrat 2:0.
Kjo fitore e ngjiti Dritën në pozitën e tretë në tabelë, ku tani ka 12 pikë, krahas Feronikelit ’74 që renditet i nënti me vetëm gjashtë pikë, aq sa ka edhe Liria në vendin e tetë.
Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme.