Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll ka kompletuar tashmë edhe xhiron e gjashtë, edhe pse jo të gjitha skuadra i kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje.
Janë Ballkani, Drita, Gjilani dhe Fushë Kosova skuadrat që kanë nga një lojë më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.
Gjithsesi, në situatën aktuale, Llapi është lider i tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.
Malisheva dhe Drita ndajnë pozitat tre dhe katër me nga nëntë pikë, kurse Top-5-shen e mbyll Prishtina me nëntë pikë po ashtu.
Kjo është renditja e plotë:
Llapi 13
Ballkani 13
Malisheva 9
Drita 9
Prishtina 9
Liria 6
Dukagjini 6
Feronikeli 6
Gjilani 4
Fushë Kosova 1