Kështu e paralajmëron Milani rinovimin e kontratës së Leaos (VIDEO)

Kështu e paralajmëron Milani rinovimin e kontratës së Leaos (VIDEO)

Dita e sotme do të sjellë gëzim të tifozët e Milanit, pasi që të gjithë janë në pritje të rinovimit të kontratës së Rafael Leaos.

Nga shumë mediume dhe gazetarë italianë dje u bë e ditur se Leao do të rinovojë sot pasdite me Milanin, dhe tani ylli portugez gjendet në zyrat e klubit, raporton KosovaPress.


Leao ishte parë duke hyrë në objektin e klubit, ku edhe do ta nënshkruajë kontratën e tij të re deri në vitin 2028.

Në anën tjetër, zyrtarizimi nga Milani është vetëm çështje kohe, edhe pse gjiganti italian përmes një videoje në “Facebook” ka paralajmëruar se rinovimi i kontratës së Leaos është çështje e kryer, duke shkruar “Batica po vjen”.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video