Kështu duken fletëvotimet për votimin në veri dhe kjo është pyetja (Fletëvotimet)
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se si do të duken fletëvotimet për votimin e nesërm për kryetarët e komunave në veri. Ai ka thënë për KosovaPress se numri i votuesve në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut është gjithsej 46.556, ndërsa sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 40.000 fletëvotime ose 6.556 apo 14.1%  më pak se numri i votuesve. “Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore", ka thënë ai. Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024