Kështu do të duket qyteti i së ardhmes për 5 milionë njerëz me fat

Kështu do të duket qyteti i së ardhmes për 5 milionë njerëz me fat

Arkitekti i qytetit është kompania daneze Bjarke Ingels Group (BIG), e cila së fundmi publikoi pamje më të detajuara të Telosa-s.

Shtatorin e kaluar, sipërmarrësi amerikan Marc Lore njoftoi ndërtimin e një qyteti të përsosur të së ardhmes të quajtur Telosa.

Bëhej fjalë për një qytet të vetë-qëndrueshëm, i destinuar për pesë milionë banorë, që do të ndërtohet në SHBA, dhe supozohet të kombinojë parimet e sistemit social suedez, efikasitetin japonez dhe diversitetin e Nju Jorkut.

Edhe pse kërkimet vazhdojnë për parcelën perfekte mbi të cilën do të ndërtohet Telosa, tashmë dihet se si do të duket ky qytet i së ardhmes, i cili do të shtrihet mbi 150 mijë hektarë.


Qyteti do të ndahet në 36 lagje, secila prej të cilave do të projektohet në mënyrë që të gjitha lehtësitë dhe vendet e punës të mund të arrihen në 15 minuta në këmbë.

Telosa do të ketë gjithçka, nga një stadium për ngjarje sportive dhe një sallë muzikore për koncerte deri te muzetë, galeritë dhe qendrat e wellness, ndërsa horizonti do të mbizotërohet nga rrokaqiell Equitism.

Equitism mishëron premisën bazë të një sistemi të ri ekonomik në të cilin të gjithë qytetarët zotërojnë një pjesë në tokën e qytetit, kjo është arsyeja pse ata janë gjithashtu të motivuar për ta bërë atë të rritet dhe të përparojë.

Qyteti do të përdorë tërësisht energji të rinovuar dhe duhet të përdorë 92 për qind më pak ujë se qytetet e tjera ekzistuese. Ai duhet të ndërtohet gjatë dyzet vjetëve të ardhshëm, ndërsa banorët e parë duhet të vendosen në vitin 2030.

Lexo edhe

Video