Këshilltari i kryeministrit pas dakordimit me BE-në për serbët: Nisi integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këshilltari i kryeministrit pas dakordimit me BE-në për serbët: Nisi integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës
Jeton zylfaj
15/03/2026 - 19:43
Linku u kopjua

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti,  tha se tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.

Deklarata vjen një ditë pasi  Qeveria e Kosovës ra dakord që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t'i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, gjëra që do t'i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet.

Sipas njoftimit të fundit nga autoritetet e Kosovës, zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe për automjetet do të fillojë më 15 mars.

Rënia dakord e kryeministrit Albin Kurti me BE-në për këtë çështje shkaktoi valë të reagimeve.

Këshilltari i tij Zulfaj tha se për një mandat Qeveria Kurti arriti të mbyllë strukturat paralele serbe.

“Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti. Tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.

Ky proces fillon nga nesër përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin legal të Kosovës. E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë”, shkroi në Facebook Zulfaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026