Këshilli i NATO-s autorizoi forca shtesë për adresimin e situatës në veri

Këshilli i NATO-s autorizoi forca shtesë për adresimin e situatës në veri

Këshilli i Atlantikut të Veriut u takua për të diskutuar situatën në Kosovë.

Sipas deklaratës zyrtare, aleatët shprehën “shqetësimin e tyre të thellë për tensionet në rritje në veri të Kosovës”.


“Misioni KFOR i NATO-s mban një prani të dukshme dhe të shkathët në mbarë Kosovën. Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Që nga muaji maj, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, thuhet në deklaratë.

Aty është theksuar se NATO është e gatshme të bëjë “përshtatje të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës”.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të NATO-s.

Lexo edhe

Video