Këshilli i BE-së: Shkelja e sanksioneve futet në listën e krimeve të BE-së

Këshilli i BE-së: Shkelja e sanksioneve futet në listën e krimeve të BE-së

Këshilli i BE-së ka kërkuar sot pëlqimin e Parlamentit Evropian për propozimin për të shtuar shkeljen e masave kufizuese në listën e “krimeve të BE-së”, parashikuar nga Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

Këshilli thekson se BE-ja ka miratuar një sërë masash kufizuese në kontekstin e agresioni rus në Ukrainë dhe se është thelbësore që këto masa të zbatohen.


“Aktualisht, shtetet anëtare kanë përkufizime të ndryshme se çfarë përbën shkelje të masave kufizuese dhe çfarë ndëshkimesh duhet të zbatohen në rast shkeljeje. Kjo mund të çojë në shkallë të ndryshme të zbatimit të sanksioneve dhe rrezikut të anashkalimit të këtyre masave, duke lejuar potencialisht personat e sanksionuar të vazhdojnë të kenë qasje në pronat e tyre dhe të mbështesin regjimet e synuara nga masat e BE,” tha Këshilli.

Pas dhënies së pëlqimit nga Parlamenti Evropian dhe përfundimit të procedurave të brendshme kombëtare, Këshilli i BE-së shpall miratimin zyrtar të këtij vendimi.

Lexo edhe

Video