KESCO shpjegon tarifat e reja të miratuara nga ZRrE

KESCO shpjegon tarifat e reja të miratuara nga ZRrE

Me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nga sot kanë hyr në fuqi tarifat e reja të energjisë të cilat do të jenë në fuqi deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Me ç’rast nga KESCO kanë thënë se janë të përgatitur për implementimin e këtyre tarifave.

Ata kanë shpjeguar tarifat e reja të miratuara nga bordi i ZRrE-së.

“KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë. KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave. Për konsumin deri në 800  kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje. Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën për medie nga KESCO.


KESCO ka bërë të ditur se për momentin nuk mund të shfaqen disa të dhëna meqë është duke u bërë përditësimi i të dhënave.

“KESCO njofton që është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin”, thuhet në komunikatë.

Për vendimin e ZRRE-së dhe të dhënat shtesë lidhur me tarifat ju lutem referojuni linkut të mëposhtëm:

https://ëëë.ero-ks.org/zrre/sq/eshte-mbajtur-seanca-e-iv-e-bordit-te-zrre

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.