Është mbajtur tryeza me temën “Ripërtëritja e Turizmit” e organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit, ku u kërkua që edhe Kosova të ketë Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva tha se qëllimi i kësaj dite është të sensibilizohet çështja e turizmit.Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme që ky sektor duhet të zhvillohet.
Sipas tij, në asnjë qeveri deri tash nuk i kanë dhënë rendësi turizmit.
Ambasadorja e Maqedonisë së veriut, Shpresa Jusufi tha po ashtu se është e rëndësishme t'i tregohet opinionit që në këtë lëmi duhet bërë më tepër.
Ajo tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka marrë parasysh turizmin si një sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Derisa shoti se pa bashkëpunimi rajonal nuk munden të arrijnë shumë larg.
Më tej ajo tha se është mirë të diskutohen çështjet, pasi zëri i kërkesave dëgjohet.