Qendra Kosovare për Paqe po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.
Kjo kërkesë ka ardhur pas përjashtimit të nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi në një konferencë për media para MASHTI-t tha se ky udhëzim administrativ ka krijuar më shumë konfuzion dhe dëmtim të të drejtave të njeriut.
Ai tha se me udhëzime të tilla nuk kontribuohet në fuqizimin e grave.Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi u shpreh se që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ i ka adresuar 50 raste të vajzave që iu është ndaluar shkolla për shkak të bartjes së shamisë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi u shpreh se lidhur me përjashtimin e A.D nga shkolla, tashmë kanë hapur një rast dhe nëse vlerësohet se ka elemente penale do të vazhdohet me masat ligjore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...