Kërkohet përfshirja e më shumë grave në ushtri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
osmani-fsk-091224
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kosova ka përqindje të ulët të përfshirjes së grave në ushtri, por synimet janë që  përqindja e grave në ushtri të rritet. Thirrje u bë që të punohet edhe në diskriminimet që pengojnë përfshirjen e gruas në institucionet e sigurisë.

Kështu u tha  në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova duke qenë një shtet që synon anëtarësimin në NATO duhet të bëjë më shumë për të rritur pjesëmarrjen e grave në ushtri.

Derisa adresoi sfidat e grave për tu angazhuar në FSK, presidentja Osmani tha se sa më shumë gra në institucionet e sigurisë  aq më të mbrojtur dhe të sigurt do të jemi si shoqëri.

Sipas Osmanit Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për tu bërë model për fuqizimin e gruas në fushën e sigurisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se kanë vullnet të hekurt për të rritur përfshirjen e grave në ushtri.

Ai thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon edhe infrastrukturë  ligjore që garanton mundësi të barabarta pa dallim gjinie edhe etnie.

https://kosovapress.com/perqindje-e-ulet-e-grave-ne-ushtri

Drejtori i Zyrës Ndërlidhëse dhe Këshilluese të NATO-s në Kosovë, gjeneral,  Christian Naërat u shpreh se agjenda për rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet është prioritet i NATO-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024