Kërkohet paraburgim për burrin që sulmoi fizikisht gruan në shtëpinë e tyre në Rahovec

Kërkohet paraburgim për burrin që sulmoi fizikisht gruan në shtëpinë e tyre në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh.Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se,  më 31 maj 2022,  në Komunën e  Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B.


“Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe  pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në  krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022.

Lexo edhe

Video